Driton Çaushi

Driton Çaushi: Sulmet kundër Presidencës janë të papranueshme dhe të dënueshme

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka shkruar se sulmet kundër Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme, ndërsa ka ftuar organet përkatëse që të veprojnë, edhe pse pushtetit i intereson që Policinë ta përdorë vetëm që të shtypë protestat. Ministria e Brendshme dhe Policia duhet të vepronin pikërisht në raste të tilla, por pushtetit po i intereson ta përdorë Policinë vetëm që të shtypë protestat e të arrestojë opozitën. Ne sërish iu bëjmë thirrje të gjithë të pakënaqurve që në vend se të ndërmarrin veprime të tilla, të bashkohen me ne në protesta e demonstrata deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Qeveria e Kosovës duhet të largohet sa më parë, ashtu që t’iu kthehet legjitimiteti institucioneve dhe të kthehet normaliteti në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …