Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar këshillin organizues për 17 shkurtin-Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Avni Morina, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Fehmi Isma, anëtar; Qëndresa Duraku, anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Nora Boshnjaku, anëtare; Blerta Gashi, anëtare;Ejup Kabashi, anëtar; Naim Kafexhiu, anëtar; Naser Dula, anëtar; Nazmi Bellaqa, anëtar; Dervish Çadraku, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues për 17 shkurtin- Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka për detyrë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj feste.