Në përmbyllje të trajnimit profesional, 43 mësimdhënës të nivelit parafillor dhe fillor të shkollave të komunës së Malishevës, sot u certifikuan në modulin “Zbatimi praktik i kurrikulës së re të Kosovës për mësimdhënie”.
Ky tranim u mundësua nga MASHT-i në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës si dhe mësimdhënësve të dy niveleve.
Në ceremoninë e certifikimit folën ushtruesi i drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm të mësimdhënësve, ku me njohuritë e fituara do të rritët edhe mësimdhënia më cilësore për nxënësit si dhe shkëmbimi i përvojave mes mësuesve.
Kurse trajneri Skënder Gashi, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve gjatë trajnimit.
Ky program trajnimor synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe të forcojë zbatimin e kurrikulës së re në institucionet arsimore të këtyre niveleve për nxënësit tanë.
Në fund të gjithë mësimdhënësit që kanë qenë pjesëmarrës të trajnimit’ zbatimin praktik të kurrikulës së re të Kosovës për mësimdhënie’, pranuan certifikatë.