Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re: BE paralajmëron takim të nivelit të lartë për rikthim të procesit

Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi per dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, mbetet çelësi për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin drejt integrimit evropian. Në vitin 2023 ky proces hyri në një fazë të re me Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit në Ohër më 18 mars, që parashikojnë respekt të sovranitetit, mosbllokim në organizata ndërkombëtare dhe hapa konkretë drejt normalizimit de facto. Megjithatë, zbatimi i marrëveshjeve ka qenë i pjesshëm dhe i kontestuar nga të dyja palët. Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës për tensionet në veri, duke kushtëzuar zhvillimet e mëtejshme me angazhim konstruktiv. Së fundmi, paralajmërimet nga Brukseli për një takim të nivelit të lartë synojnë rikthimin e dialogut në binarë politikë. Një zyrtar i BE-së konfirmoi se për momentin nuk ka informacione shtesë, por postimi i Zëvendës presidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi të tillë së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …