Çmimi “Gursel Sylejmani” ju nda Laureta Vogliqit

Aktivitete për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë, në komunën e Ferizajt kanë përfunduar me ekspozitën kolektive e organizuar nga Galeria e Arteve dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Me punimet e tyre në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 39 artistë. Të pranishmit në këtë ekspozitë i ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, e cila ka falënderuar të gjithë artistët që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë. Çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”, ju nda Laureta Vogliqit, nga vajza e dëshmorit Kaltrina Sylejmani. Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Nora Halimi-kryetare e komisionit,  Mirsad Lushtaku dhe Butrint Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …