Partia Demokratike e Kosovës kundër procedurës për Buxhetin 2026, kërkon afat shtesë

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur propozimin për miratimin e Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. Lajmin e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili theksoi se dokumenti përbëhet nga mbi 700 faqe dhe kërkon kohë për shqyrtim të detajuar. Sipas tij, PDK ka treguar gatishmëri që shteti të mos bllokohet, duke mbështetur vazhdimin e ndarjeve buxhetore për muajin mars, por nuk mund të pranojë miratimin e buxhetit pa analizë të plotë. “PDK nuk e mbështet. Dje kemi argumentuar vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet. Nevojitet afat minimal tre ditë që deputetët ta shqyrtojnë materialin”, deklaroi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

David Phillips

David L. Phillips: Pa stabilitet institucional, Kosova po humb besimin e partnerëve strategjikë

Profesori amerikan i sigurisë dhe politikës së jashtme, David L. Phillips, ka vlerësuar se kriza …