Debat i të rinjve në kuadër të projektit: Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizimit qytetar

Me organizimin e OJQ- Teach for Kosova dhe në bashkëpunimin me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në komunën tonë dhe në angazhim të drejtpërdrejtë të Gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe të IAAP “ Lasgush Poradeci” në Kijevë u realizua aktiviteti me tematikën: Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizimit qytetar te të rinjtë. Ky debat u angazhua në mes të nxënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” dhe IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë.

Promovimi i mendimit kritik dhe nxitja e të rinjve për qytetari aktive është ndër projektet, e cila do të ndikojë që të ndërtojmë shoqëri të shëndosh sepse zhvillimi i mendimit kritik jep mundësi për arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor e gjithashtu i përgatit të rinjtë që të marrin pjesë drejtpërdrejt në marrjen e përgjegjësive dhe të kontribuojnë për shoqëri, dhe I forcojnë përpjekjet për bërjen e strategjive të cilat ndërtojnë standarde shoqërore duke rritur përgjegjësinë kudo në jetën shoqërore dhe institucionale, u tha nga zyrtari I DKA-së z. Enver Mazreku, I cili shprehi gatishmërinë e përkrahjes së komunës dhe DKA-së për të përkrahur të rinjtë në avancimin e njohurive në shumë fusha drejt një qytetarie aktive.

Për projektin foli zj. Dafinë Beqiraj, koordinatore e projektit “Teach for Kosova” në Malishevë, e cila shprehi mirënjohje dhe vlerësim meritor për angazhimin e nxënësve dhe personelit arsimor dhe përkushtimin e tyre për të promovuar mendimin kritik. Këto aktivitete të mendimit kritik në kuadër të këtij projekti do të vazhdojnë përmes debateve edhe në nivelin rajonal dhe kombëtar dhe puna e dy shkollave në kuadër të këtij projekti janë shembuj për zhvillimin e mendimit kritik.

Nxënësit i përshëndeten edhe pedagogja e Gjimazit ‘Hamdi Berisha”- zj. Mirushe Krasniqi Buzhala dhe mësimdhënësi Afrim Avdijaj në IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë.

Në këtë garë sot fituan nxënësit nga Gjimnazi “ Hamdi Berisha” në Malishevë që debatuan me nxënësit e IAAP” Lasgush Poradeci” në Kijevë, këto dy ekipe do të vazhdojnë garën e përfaqësimit të komunës sonë në garat rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeytari Sokol Haliti morri pjesë në Akademinë Solemne kushtuar Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit,

Me ftesë të Dioqezës Prizren–Prishtinë, kryetari i komunës se Vitise Sokol Haliti morri pjesë në …