Deçani mirëpret diasporën, me zemër të hapur e me dashuri të madhe, për t’u bashkuar këtu ku zemra ndjen më shumë. Komuna e Deçanit ju fton të bëheni pjesë e Javës së Diasporës, një javë e mbushur me aktivitete kulturore, sportive dhe festive, që na bashkojnë me vendlindjen dhe njëri-tjetrin. Aktivitetet fillojnë me 4 gusht dhe zgjasin deri më më 9 gusht. Në Qendrën Kulturore “Fitnete Ramosaj” të hënën me 4 gusht mbahet nga ora 20 e mbrëmjes koncert me yjet e Estradës si Mehdin Pergjeçaj – MEDA, Albërie Hadërgjonaj, Zeqë Kuqi, Nimon Mushkolaj, Mentor Mushkolaj.
Të gjitha këto aktivitete në kuadër të “Javës së Diasporës” mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.