Deçani ndër komunat me performancën më të lartë në Kosovë!

Sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Deçanit është renditur e gjashta në nivel vendi për performancën komunale.

Ky rezultat është dëshmi e qartë e punës së përgjegjshme, transparencës dhe përkushtimit të ekipeve tona komunale në çdo drejtori e sektor.

Faleminderit të gjithë punonjësve të komunës për përkushtimin e tyre të përditshëm, ku falë punës suaj, Deçani po vlerësohet si një ndër komunat më efikase dhe më të përgjegjshme në Kosovë.

Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim e përgjegjësi, për ta renditur Deçanin në vendin e parë!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Lahë Dacajt

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit u mbajt mbledhja komemorative në nderim të …