KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Moszgjedhja e presidentit deri më 5 mars e çon vendin drejt zgjedhjeve

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli, ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues deri më 5 mars mund ta fusë vendin në një krizë të re politike dhe ta çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se afatet kushtetuese nuk mund të varen nga vullneti politik. Përmes një reagimi publik, Cakolli ka thënë se Kosova po hyn në ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa debati politik, sipas tij, po fokusohet më shumë tek fajësimi eventual për zgjedhje të reja sesa tek gjetja e një zgjidhjeje që siguron stabilitet institucional. Ai ka kritikuar edhe idetë që krizat politike t’i delegohen Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke theksuar se kjo gjykatë nuk është mekanizëm për zgjidhje politike, por garantuese e rendit kushtetues. Sipas tij, mënyra se si Kushtetuta e ka ndërtuar procesin e zgjedhjes së presidentit tregon qartë se posti është menduar të ketë mbështetje të gjerë politike dhe jo vetëm shumicë të thjeshtë parlamentare. Kërkesa për votat e dy të tretave në raundet e para, si dhe procedurat e nominimit, synojnë pikërisht ndërtimin e konsensusit politik para votimit. Cakolli thekson se kalimi i afatit kushtetues më 5 mars përbën mospërmbushje të një obligimi kushtetues dhe një situatë e tillë, në praktikë, mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …