leoni

Deçani nuk është i prekur nga asnjë formë ekstremizmi

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë  (QKSS) në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë mbajtur një tryezë me temën  ’’Cenushmëria dhe Qëndrueshmëria ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë ’’. Në këtë tryezë i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues të  KCSS, përfaqësues nga policia e Kosovës, drejtor shkollash, përfaqësues të komuniteteve etj. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në këtë takim bëri një rezyme të shkurtër lidhur më komunën e Deçanit, zhvillimet në komunë, raportet e ndërtuara mes institucioneve fetare dhe komunës së Deçanit, funksionimin e komiteteve të cilat mbajnë takime të rregullta në komunë, përkrahjen e rinisë dhe OJQ-ve në kërkesat e tyre për ngjarje dhe aktivitete të ndryshëm, po ashtu vlenë të theksohet se në komunën e Deçanit për dallim nga komunat tjera nuk ka asnjë lloj ekstremizmi dhe nuk kanë ekzistuar as një herë, e kjo na bënë që ne të jemi sa më afër njëri tjetrit njëkohësisht na krijon edhe një klimë të ngrohtë dhe siguri të plotë për qytetarët tha Ramosaj në këtë tryezë. Në këtë tryezë është prezantuar edhe një raport nga KCSS  projekt i financuar nga Berghof Foundation më përkrahjen te Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë i përpiluar nga Rudin Jakupi dhe  Garantina Kraja, ku nxjerrë si rezultat komunën e Deçanit si ndër komunat më të pastërta në nivel vendi sa i përket ekstremizmit fetarë. Raporti i prezantuar analizon konceptet e qëndrueshmërisë dhe cenushmërisë të komuniteteve të ndryshme në përballje me problemin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky raport i prezantuar ka synim kryesor të kuptoj se si komunitetet janë përpjekur ta parandalojnë këtë fenomen, cilët janë faktorët që kanë kontribuar në qëndrueshmërinë apo cënushmërinë e tyre dhe cilët janë akterët kryesorë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …