Haradinaj: Kosova ofron mundësi për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar

Haradinaj: Kosova ofron mundësi për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Ekonomisë, Ballkani dhe Bashkimi Evropian – Cikli Pesëvjeçar i Procesit të Berlinit. Haradinaj ishte pjesë e panelit, ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrin për Çështje Ekonomike të Maqedonisë, Kocho Angjushev dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë të Serbisë, Rasim Ljajic. Haradinaj tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar. Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe ekziston një bashkëpunim i mirë me vendet fqinje. Në raport me Serbinë, Haradinaj tha se ekonomia e Serbisë tashmë e ka njohur Kosovën dhe do të ishte mirë që edhe politika e këtij shteti fqinj ta bënë këtë sa më shpejtë. Në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por është e rëndësishme që të kuptohet se nga viti 2008 Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si e tillë Kosova do të përfaqësohet në këtë organizatë dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …