Ramosaj

Ramosaj: Shifrat e veteranëve të Serbisë të cilët kanë marr pjesë në luftën e Kosovës sillen prej 500 mijë deri në mbi 700.000

Studiuesja e njohur Fetnete Ramosaj ka reaguar pas publikimit të një dokumenti në portale të ndryshme në të cilin thuhet se në luftën e Kosovës kanë marr pjesë rreth 34.716 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave-serbe. Ramosaj thotë shifrat e veteranëve të Serbisë të cilët kanë marr pjesë në luftën e Kosovës sillen prej 500 mijë deri në mbi 700.000. “Ditëve të fundit nëpë disa portale po qarkullon një dokument, në të cilin shkruan se në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë kanë qenë vetëm 34.716 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave-serbe, ku thuhet se gjithsejtë pjesëtarë të forcave serbe kanë qenë 64.080 veta!  Dhe e tërë kjo bëhet për të “dokumentuar” se gjatë luftës paska pasur më shumë veteranë të UÇK-së se sa të gjitha forcat kriminale serbe në Kosovë! Kjo është e pavërtetë! Sepse shifrat e veteranëve të Serbisë sillen prej 500 mijë (sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes) deri në mbi 700.000 (sipas shoqatave të veteranëve të luftës). Mbi 200.000 veta kanë qenë vetëm rezervistë të mobilizuar nga Serbia. Të gjitha këto shifra janë të verifikuara edhe ndërkombëtarisht,ndaj nuk është mirë që dikush nga mosdija apo për ndonjë qëllim tjetër të bëhet argat i djallit!  Të bashkëngjitura gjeni një nga dëshmitë lidhur me këtë çështje nga libri “KUNDËR HARRES- Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, ka shkruar Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …