Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

Me ftesë nga HANDIKOS-i, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mori pjesë në një takim miqësor me drejtuesit dhe me anëtarët e shoqatës, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.

Kjo ditë na kujton se respekti, barazia dhe përfshirja, janë detyrim i yni. Personat me nevoja të veçanta nuk kërkojnë mëshirë, por mundësi të barabarta dhe vlerësim për aftësitë dhe për kontributet e tyre.

Si institucion, mbetemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme, që secili të jetojë me dinjitet dhe të ndihet pjesë aktive e shoqërisë sonë, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …