Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati politik po ashpërsohet. Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka ngritur alarmin për, siç tha ai, manovrat e Lëvizja Vetëvendosje rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit. Gruda deklaroi se plani i diskutuar nga shumica për të mos thirrur seancë shënon “përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës”. Sipas tij, mosrespektimi i afatit 30-ditor para skadimit të mandatit të presidentit aktual nënkupton konsumim përfundimtar të procesit. “Ajo që duhet të ndodhë të premten është që Presidentja t’i thërrasë partitë politike në konsultim dhe të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare, sepse ky është konsumim i procesit të zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh ai, duke theksuar se përtej afatit kushtetues nuk mund të ketë zgjedhje të presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …