Gjykata speciale në Hagë ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Sipas njoftimit të Speciales, vendimet janë marrë gjatë muajit tetor 2026 dhe vijnë pas vendimeve të mëparshme për publikimin e dëshmive të 20 dëshmitarëve, të cilat më herët ishin klasifikuar si konfidenciale. Gjykata ka bërë të ditur se këto vendime lidhen me natyrën publike të proceseve gjyqësore dhe përkushtimin për transparencë. Në njoftim theksohet se shumica e dëshmitarëve kanë dëshmuar plotësisht ose pjesërisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi pa masa mbrojtëse. Specialja ka bërë të ditur se transkriptet e dëshmive të klasifikuara si konfidenciale vazhdojnë të rishikohen, me synimin që pjesë të tjera të bëhen publike, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
