Burim Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria Speciale

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në të nuk morën pjesë deputetët e koalicionit qeverisës. Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se deputetët e Vetëvendosjes kishin kërkuar shtyrjen e mbledhjes vetëm 15 minuta para fillimit të saj, veprim të cilin e cilësoi si të papërgjegjshëm dhe joserioz. Në rend dite ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë. Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, akuzoi Vetëvendosjen se po i shmanget mbikëqyrjes parlamentare dhe ngriti dyshime për konflikt të mundshëm interesi te dy deputetë të partisë në pushtet, për shkak të bizneseve të tyre ose të afërmve të tyre. Ramadani theksoi se Autoriteti i Konkurrencës duhet të funksionojë me transparencë dhe pa ndikime politike, pasi bëhet fjalë për miliona euro që qarkullojnë në ekonominë e Kosovës. Ai kërkoi angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar pretendimet për konflikt interesi dhe për të verifikuar dyshimet për parregullsi në funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës. Ramadani tha se kjo çështje duhet të trajtohet përtej përplasjeve politike dhe se secila situatë duhet të sqarohet përmes institucioneve kompetente.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

PDK-ja kritikon përgjegjësinë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …