Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyçin, kanë pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të Akademisë Verore “Arbër Xhaferi”, Enis Miftari, si dhe Edison Hyseni, Jahja Abazi dhe Fjolla Demaku.
Gjatë takimit u diskutua për Akademinë Politike “Arbër Xhaferi”, e cila përmes shkollës së saj politike dhe samiteve rinore synon të zhvillojë kapacitetet e të rinjve. Një temë tjetër e rëndësishme ishte edhe bashkëpunimi institucional, me qëllim të rritjes së vetëdijes kombëtare tek të rinjtë, fuqizimit akademik dhe avancimit të lidershipit.
Akademia “Arbër Xhaferi” ka si synim kryesor trajnimin e të rinjve në filozofi politike, mendim kritik dhe pjesëmarrje aktive në jetën politike dhe shoqërore.