Diskutohet për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes Komunës së Ferizajt dhe Këshillit të Evropës 

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë më stafin e tij mbështetës Selim Marevci dhe Agron Ajazi, gjatë ditës së sotme janë pritur në një takim nga z. Tankut Sozkan, Zëvendës Udhëheqës në Zyrën e Këshillit të Evropës dhe Sakibe Jashari zyrtare e projektit. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit të iniciativave konkrete me interes të përbashkët. Theks i veçantë i diskutimit ishte edhe fuqizimi i të rinjve ferizajas, duke krijuar për ta mundësi reale për edukim dhe avancim profesional përmes funksionalizimit të qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Heroi Skender Rexhepi – KOMANDANT HEKURI, Ka vetëm Ditëlindje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë vizituar të martën shtëpin …