Dita e Pavarësisë në Skenderaj festohet edhe me një koncert

Në kuadër të shënimit të 11-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat është edhe koncerti.

Ai do të mbahet më 17 shkurt (të dielën), nga ora 13, në sheshin e qytetit tonë, ku do të marrin pjesë disa nga artistët e mirënjohur të estradës sonë shqiptare, si: Rifat Berisha, Ganimete Asllani, Skender Hasi, Selvete Krasniqi, Leotrim Gashi, Qazim Beka, dhe këngëtarë tjerë, si dhe Ansambli “Drenica”.

Kontrolloni gjithashtu

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë …