Kryetari Agim Aliu ka takuar Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj. Në postimin  e kryetarit Aliu në Facebook, thuhet:

Nder e kënaqësi e veçantë të mirëpres në Ferizaj, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, z. Borut Blaj bashkë me këshilltaren znj. Milena Radenkoviç me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë e bashkëpunimeve tona në fushën ekonomike, mes bizneseve ferizajase dhe atyre sllovene si dhe bashkëpunimet në art, kulturë e sport.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …