Donacion i Ri për Shërbime më të mira shëndetësore

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion me shtretër, joga ortopedik, karroca për pacientë dhe pajisje të tjera ndihmëse.

Këto pajisje do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, pastaj në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Ambulantat e Mjekësisë Familjare të komunës së Rahovecit.

I pranishën në dorëzimin e donacionit ishte Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Afrim Oruqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kujtohet 24 Marsi në Viti – Homazhe pranë memorialit të Madeleine Albright

Me rastin e 27-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, institucionet komunale të Vitisë kanë …