Donjeta Dibrani është e punësuara më e re në Komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjete sociale, se që nga sot Administratës Komunal i është shtuar edhe një punëtore e re. Donjeta Dibrani është e punësuara më e re në Komunën e Skenderajt, e cila do të shërbejë në sektorin e gjendjes civile, pas procedurave të rregullta ligjore të punësimit. Me këtë rast, kryetari Nura i ka uruar mirë se ardhje, ndërkohë ka shkruar: “Prej sot, ekipit të Administratës Komunale iu shtua edhe një punëtore e zellshme, që vjen nga kategoria e respektuar e personave me aftësi të kufizuara, për të shërbyer ndaj qytetarëve me përkushtim dhe e buzëqeshur si gjithmonë!”

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …