Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani, në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e përcaktuara, i dorëzoi Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, planifikimin e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2027-2029.
Buxheti paraqet planifikimin financiar të Komunës dhe është një nga dokumentet kryesore për realizimin e politikave, projekteve dhe prioriteteve zhvillimore të Komunës së Rahovecit.
Në muajin shtator, buxheti do të shqyrtohet dhe do t’u prezantohet anëtarëve të Kuvendit Komunal për diskutim dhe miratim, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.