U mbajt takimi i Dytë i mekanizmit koordinues komunal kundër dhunës në familje

Në Rahovec u mbajt takimi i dytë i Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore, për vitin 2026.

Në takim morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe akterë relevantë, ku u diskutua për koordinimin e veprimeve, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në parandalimin e çdo forme të dhunës dhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 1.1 milion lidhje në Wi-Fi falas në Kosovë, projekti shtrihet në 33 komuna

Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik falas WiFi4WB në Kosovë, …