Drejtoresha Emini takoi ekspertin ndërkombëtarë të arsimit, bashkëbiseduan për mundësinë e bashkëpunimit

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka pritur në takim ekspertin për sigurimin e cilësisë dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, Robert Blease nga kompania ndërkombëtare DAI. Me këtë rast është bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit të mbështetjes së arsimit fillorë dhe të mesëm të lartë për komunën e Vitisë. Përndryshe bëhet me dije se kompania ndërkombëtare për shërbime konsulente DAI po implementon këtë projekt me financimin e Bashkimi Evropian. Drejtoresha Emini, theksoi se komuna e Vitisë, është e gatshme të bashkëpunoj në këtë projekt të rëndësishëm duke theksuar për këtë komunë se, rritja e vazhdueshme e cilësisë në arsim ka një rëndësi të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

DKRS në Ferizaj falënderon familjet mikpritëse të vullnetarëve të Peace Corps Kosovo

Për më shumë se dhjetë vjet, vullnetarë amerikanë të Peace Corps Kosovo kanë kontribuar në …