Drejtoresha Krasniqi priti në takim pjesëtarët e njësisë së LMT të KFOR-it në Malishevë

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka pritur në takim pune, zyrtarët e njësisë së Liaison Monitoring Team (LMT) të KFOR-it zviceran në Malishevë. Qëllimi i takimit, ishte bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta.

Pas takimit, Krasniqi tha se kanë biseduar për prioritetet e të rinjve në shkollat e Komunës së Malishevës, përmes bashkëpunimit në mes të drejtorisë dhe njësisë së LMT, përfshi edhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …