Drejtorët Duraku dhe Limani vizituan fermerët e dëmtuar nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm

Për fermerët e Komunës së Rahovecit viti 2018, është nder vitet më të vështira në dy dekadat e fundit. Këtë vit shumë fermer u dëmtuan nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm, për këtë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku dhe Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa, kanë vizituar fermerët në fshatrat Krushë e Madhe dhe Kramovik. Gjatë vizitës dhe bisedave me fermer, drejtorët kanë  siguruan ata se nga e Hëna (20.08.2018), do të dal në terren një komision për vlerësim të dëmeve, që u janë shkaktuar fermerëve të këtyre fshatrave. Pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve dhe përpilimit të raportit, i njëjti do të dërgohet në Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke shpresuar që fermerët e dëmtuar të ndihmohen nga fondi për kompensim i cili është ndarë nga Kryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …