Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi po merre pjesë në konferencën e 6-të të Drin Corda që do të mbahet nga 14-15 Nëntor 2018 dhe që po mbahet në Maqedoni, përkatësisht në Ohër. Temat për të cilat do të diskutohen në këtë konferencë sipas drejtorit Krasniqi janë: Ujërat e ndotur, Mjedisi, Ujërat ndërkufitare, Vërshimet, Mbrojtja e tokave bujqësore, si dhe Infrastruktura për mbrojtjen e ujërave. Në këtë konferencë përveç Kosovës po marrin pjesë edhe zyrtar të shteteve si Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi.