Drejtori Shala takoi komandantin e stacionit policor në Malishevë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Shqipron Shala, është takuar sot me komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të komunës dhe policisë, për çështje të përbashkëta që lidhen me sigurinë e përgjithshme në komunën e Malishevës.

“Si gjithmonë ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë me Policinë e Kosovës dhe sot në mes tjerash kemi biseduar edhe për eliminimin e pikave kyçe, të cilat shkaktojnë probleme gjatë reshjeve atmosferike”, ka thënë drejtori Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …