Drejtoria e Administratës e gatshme për të ofruar shërbime sa më cilësore mërgimtarëve vitias

Në kuadër të planit të punës, konkretisht planit të veprimit për organizimin dhe mobilizimin e stafit administrative për “Ditët e Diasporës”, Drejtoria Komunale e Administratës në Viti, ka shtuar kapacitetet për ofrim sa më efikas të shërbimeve ndaj qytetarëve, respektivisht mërgimtarëve që po kalojnë pushimet verore në vendlindje. Drejtori i Administratës Isak Sadiku, është shprehur se për tu ofruar shërbime sa më cilësore e të shpejta mërgimtarëve që kërkojnë të pajisen me dokumente nga shërbimi i ofiqarisë, jemi mobilizuar që gjithçka të shkoj mbarë. Ai theksoi se në rast se kërkohet edhe shtimi i orarit të punës në këtë Drejtori, ata janë të gatshëm që të punojnë me orar shtesë. Përndryshe, pavarësisht se një numër i madh i mërgimtarëve të komunës së Vitisë po qëndrojnë në Kosovë, në shërbimin e ofiqarisë, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe pa vonesa të theksuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku, ka nënshkruar marrëveshjen me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës me qëllim të rritjes së mbështetjes për fermerët

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë mbi 100 mijë …