Kryetari Haliti priti në takim miqësor Vilson Gegën, e falënderoj për kontributin ndaj zjarrfikësve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të përzemërt bashkatdhetarin Vilson Gega nga Binça, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të çmuar ndër vite.

Ky takim vjen si vazhdim i vlerësimit për angazhimin e tij konkret, i cili në vitin 2024 kontribuoi në përforcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve në Viti.

Me këtë rast, kryetari Haliti shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të mërgatës për zhvillimin dhe sigurinë e qytetarëve.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Kryetari Haliti theksoi se mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë sektorët, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me diasporën tonë të mrekullueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …