Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të nëshkruar nga Drejtori Sylë Dukolli njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës. Ky njoftim bazohet sipas ligjit për Gjueti Nr02/L-53 dhe vendimeve nga procesverbali i inspektimit të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti nr 000218.
Njoftimi ju dërgohet
1. Agjencionit të Pyjeve të Kosovës – Malishevë që ti obligoj rojtarët e pyjeve për t’i marrë të gjitha masat për parandalimin e aktiviteteve të gjuetisë duke informuar Drejtoriatin Qendror të Inspekcionit për Gjueti dhe Pylltari.
2. Stacionit Policor Malishevë – për mos vulosje të librezave për bartje të armëve të gjuetisë për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë brenda territorit të komunës së Malishevës.
3. Shoqatës së Gjuetarëve – që të ndërpresë aktivitete e gjuetisë.
Ky njoftim me vendimet e tij mbetën në fuqi deri në njoftimin tjetër