Drejtoria e QKMF-së në Ferizaj dhuron donacion për QKMF-në Kaçanik

Drejtoria e QKMF-së në Ferizaj ka dhuruar 10 uniforma për shoferët e QKMF-së në Kaçanik në vlerë prej 3500 euro. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, falënderoi drejtorinë nga Ferizaj për këtë donacion, ndërsa njoftoi se ka marrë premtim që uniformat do të vijnë nga kjo drejtori edhe për punëtorët e Urgjencës. Edhe drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli shprehu falënderimin e tij për këtë donacion, dhe gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me QKMF-në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …