Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt ka larguar disa deponi ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt ka larguar disa deponi ilegale të mbeturinave, gjatë ditës së premte, në një aksion që do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim. Deri më tani janë larguar deponitë në Kopliq të Poshtëm, Vajnikë, Klinë të Poshtme dhe te Pishat afër Qendrës së Kompetencës. Komuna e Skenderajt fton qytetarët të lajmërojnë për çdo deponi ilegale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë dh e të sigurohet ambient i sigurt dhe i mirëmbajtur.

May be an image of garbage and tractor

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …