Sabedin Sherifi: Injorancë apo harresë institucionale kolektive?

 Duke shfletuar shtypin digjital lexova artikuj të ndryshëm dhe për çdo lavdat për organizime të ndryshme me rastin e 12 Majit ditës së infermierisë botërore në nivel qëndore e deri nëpër ambulanca fshati. Kjo është një gjë e mirë pasi që së paku brenda vitit kujtohet që infermieria ekziston në mesin tonë duke vepruar dhe dhënë kontributin e saj human. Duke mos hyrë thellë në historikun e infermierisë ajo lindi dhe u zhvillua nëpër luftëra ku bazën e saj e vendosi Florence Neitingeal diku në Krimen e sotme pikërisht duke dokumentuar punën e saj me evidencë. Edhe infermieria kosovare lindi dhe u zhvilluan e pa varur pikërisht në mesin e betejave për çlirimin e e atdheut. Ajo ishte aty ku ishte ushtari i Kosovës në istikame duke fashuar dhe uruar plagët e luftërave ,, i bajshë me shëndet plagët ushtar i lirisë’’. Fatkeqësisht shumë infermier nuk arritën të shohin atdheun e lirë sepse mbetën në fushat e betejën kudo nëpër malet e Kosovës dhe ky fakt kujtohet pak ose aspak nga institucionet tona të krijuara mbi gjakun edhe të këtyre infermierëve të Kosovës. Gati në çdo zonë lufte ka infermerë/re që sakrifikuan jetën e tyre por fatkeqësisht askujt nga institucionet nuk i ra ndërmend të kujtoj veprën e tyre. Askujt nuk i ra ndërmend të vizitojë familjet apo prindërit e tyre. A thua si ndihen ato kur shohin në media se festohet dita e infermierisë e të dashurit e tyre prehën në tokën e Kosovës. Oda e infermierisë së Kosovës jam i sigurt se nuk e di as sa infermier dëshmorë ka Kosova, Oda është institucion që përfaqëson gjithë infermierët dhe në ditë ta quaj feste të parët duhet të kujtohen ata që dhanë më së shumti infermierët dëshmorë. Fatkeqësisht çoroditja karieriste me ose pa qëllim harron ata që nuk janë më. Sa shumë foto me gota të mbushura plot në simpoziume e konferenca por asnjë foto apo asnjë lule mbi varret e infermierëve. Oda ndanë mirënjohjen për njëri tjetrin por jo për familjet e atyre që dhanë bitë e bijat e tyre për lirinë e atdheut. Mundë të them se Oda sot nuk përfaqësoj askënd.
Familje të infermierëve dëshmorë ju uroj shëndet duke thirrur lavdi për më të dashurit e juaj Sabedin Sherifi Mësimdhënies i infermierisë/ Veteran i UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …