Në Ferizaj shënohet 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Në sheshin e qytetit në Ferizaj, gjatë ditës është shënuar 12 Maji- Dita  Ndërkombëtare e Infermierisë. Këto aktivitete janë mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunëssë Ferizajt Agim Aliu dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri grupi i grave të asamblesë komunale, personeli mjekësor i Qendrave të Mjekësisë Familjare, si dhe institucione të shumta si Spitali Rajonal, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, Qendra e Shëndetit Mendor, FSK, Zjarrfikësit, Policia e Kosovës, shkolla e mesme e mjekësisë, Qendra e kompetencës, Universum të cilat ishin pjesë e aktiviteteve demonstruese. Ekipet e infermierëve në sheshin e qytetit ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët, si: Matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, nivelin e saturimit me oksigjen, si dhe shpërndanë shumë fletëpalosje në promovim të shëndetit, ndërsa qytetarët tanë treguan interesim të madh për këto aktivitete.

May be an image of 5 people, ambulance, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …