Kjo fotografi, e cila ruan imazhin e fundit të Nuhi Berishës, përtej vlerës së tij personale dhe familjare, përbën një kujtesë të veçantë të një periudhe të rëndësishme të organizimit politik e atdhetar shqiptar në Kosovë.
Saime Isufi-Bula dhe Nuhi Berisha ishin veprimtarë të organizuar në kuadër të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës. Veprimtaria e tyre, që nga periudhën e vitit 1977, ishte pjesë e një rrugëtimi të vështirë.
Kjo periudhe karakterizohej nga një organizimi i fshehtë më të avancuar dhe me përkushtimi ndaj çështjes kombëtare shqiptare për mobilizimin e popullit në një kryengritje të përgjithshme çlirimtare.
…dhe ky rrugëtim nuk përfundoi me rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Idealet e tyre, dhe përpjekjet e kësaj periudhe u bartën dhe u bënë pjesë e historisë së gjatë të përpjekjeve shqiptare për liri, deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, kjo fotografi na rikthen në rrethana të vështira historike, që lidhet me veprimtarinë e brezit pararëndës që na kan edukuar, formësuar dhe na përgaditën për një luftë të përgjithshme çlirimtare.
Kjo foto, ruan një çast të fundit, por kujton një histori që vazhdoi në idealet e Nuhiut dhe brezit të tij!
Disa fotografi nuk e ruajnë vetëm kujtimin e njerëzve! Ato dëshmojnë dhe vazhdimësinë e një ideali të gjatë, shumë të gjatë për çlirimin e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
