Vështirë është të gjendet zgjidhja!
Zgjidhja i takon atij që e ka sjellë vendin në këtë gjendje dhe që ka mundur ta rregullojë që në fillim, në fillet e së keqes, te burimi.
Atëherë kur varka ishte në breg të detit, tani ka hyrë në oqean, në dallgë të forta?!
Ta paramendojmë sikur qeveria ra!
Çfarë do të bënin zjarrvënësit?!
Sikur po u ndërrohen pozicionet dhe po e marrin pushtetin zjarrvënësit?!
A do të mjaftoheshin me pushtetin? Mendoj që jo, sepse ata duan dhe synojnë ta shkatërrojnë shtetin, të vrasin e të burgosin. Për shtetin e kanë teorinë zero!!!
Këta që kallin dhe shkatërrojnë gjykatën, duan t’i humbin gjurmët e krimit (dosjet)!
Kur i kallin bizneset private, këta duan ta varfërojnë shtetin dhe popullin!
Kur i kallin institucionet, komisariatin, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë, Parlamentin dhe Kryeministrinë, këta nuk mendojnë të qeverisin më pas shtetin, as të kenë institucione. Duan që shtetin ta kenë plaçkë!
Kur i kallin bankat, këta duan t’i humbin gjurmët dhe paratë. Duan ta lënë popullin pa bukë, për të vendosur vetë mbi viktimat!
Kur i kallin selitë e partive, këta nuk duan parti e as demokraci. Këta duan anarki, duan shkatërrim e shkretim të shtetit ekzistues!
Kur këta sulmojnë policinë dhe, nëse do të arrinin t’i kishin vetë armët e të bënin vetëgjyqësi, s’ka për ta njohur qeni të zotin!
Ramës duhet t’i thuhet: Zgjidhe lëmshin, Bajraktar!
Këta zjarrvënësit e sotëm dhe baballarët e tyre, moti kanë kërkuar ta ndajnë Shqipërinë më dysh, Veri e Jug!
Duan ta bëjnë si Jemenin, në dy fise, Hutu dhe Tuci!
U bëj apel shqiptarëve, me këmbë në tokë dhe me mendjen në kokë, të bëjnë më të mirën për gjeneratat e ardhshme, për atdheun e shqiptarëve, sa nuk është humbur çdo gjë dhe sa nuk e ka marrë dreqi në dorë!
Kjo gjendje e krijuar është më e keqe se një sulm i jashtëm. Sulmi i jashtëm do të na kishte unifikuar, do të na kishte fuqizuar dhe, edhe nëse do të ishim vrarë e plagosur, do të kishim dinjitet dhe moral!
Plagët e brendshme dhembin më shumë dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme. Shkatërrojnë unitetin, dinjitetin dhe njëzëshmërinë!
Na ka ndodhur një hata: duan ta ndajnë Shqipërinë, na kanë thyer dhe na kanë përçarë!
Pa na ardhur dikush i huaj, a ka shqiptar që nuk e fik zjarrin me ujë? Të ulemi, vëllezër, bashkë e të kuvendojmë, të merremi vesh e të mos shkatërrojmë, edhe nëse nuk e duam njëri-tjetrin. Marrëveshje duhet të ketë sot apo kurdoherë më vonë!
Ta kuptojmë sa nuk është vonë, se me inate e skandale do t’ua humbim pasardhësve të ardhmen!
E kemi për borxh ta ruajmë atdheun. E ruajtën të parët tanë, që nga koha kur toka ka njerëz!
U bëj thirrje shokëve, miqve, aleatëve tanë, të gjithë atyre që e duan Shqipërinë: ta mbrojmë e të mos e shkatërrojmë, sepse pasardhësit do të na mallkojnë!
Rroftë populli ynë, me mendjen në kokë e këmbët në tokë!
Rroftë bashkimi i patriotëve!
Vdekje armiqve të Shqipërisë!
Të kërkojmë dhe të krijojmë unitet për shtetin e shqiptarëve!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
