Drejtoria e urbanizmit në Malishevë, tërheq pëlqimin edhe për një gurëthyes

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, 02/05, datë: 10.01.2020, ka marrë vendim për anulimin e vendimit të mëhershëm, për një kompani, e cila planifikonte të shfrytëzonte rreth tre hektar sipërfaqe për qëllime komerciale. Kompanisë “Geo Stone” me seli në Prishtinë, edhe pse më herët i është dhënë vërtetimi se ajo pjesë është jashtë planit urban, e njëjta është tërhequr pas vendimit të KK të Malishevës dhe pas peticionit të banorëve të fshatrave Turjakë dhe Panorc. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me inspektoratin, në vazhdimësi do të mbikëqyren të gjithë operatorët (gurëthyesit), dhe në të gjitha rastet ku nuk zbatohen kriteret, do të merren masat sipas ligjeve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …