Drejtoria për Arsim dhe Edukim takon drejtorët e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026

Drejtoria për Arsim dhe Edukim përkatësisht, Sabit Berisha, me bashkëpunëtorët, Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj, kanë mbajtur një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, me qëllim të koordinimit për fillimin  sa më të  mbarë të vitit të ri shkollor 2025- 2026,  më 1 shtator.

Në takim u diskutua për përgatitjet që janë bërë gjatë pushimit të verës, gjendjen e infrastrukturës shkollore, furnizimin me tekste dhe mjete mësimore, që edhe këtë vit ka vështirësi serioze, si dhe për planifikimin e aktiviteteve të para mësimore e jashtamësimore.

 Po ashtu, u theksua rëndësia e disiplinës, sigurisë së nxënësve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shkollave dhe Drejtorisë.

Drejtoria njoftoi se do të qëndrojë pranë çdo institucioni arsimor për të ofruar mbështetjen e nevojshme në mënyrë që mësimi të nisë në kohë dhe me angazhimin profesional të mësimdhënësve pritjet do të janë të shkëlqyeshme në cilësinë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe bashkëpunimit me prindër.

 Në fund, përgëzime për të gjithë nxënësit e të gjitha nivelev arsimore, mësimdhënësve, prindërve, që së bashku po e fillojmë vitin e ri shkollor, vitin e nxënieve të diturive të reja dhe sukseseve në fushatë e ndryshme, të lëndëve dhe garave ku do të garojnë nxënësit tanë, theksoi, Udhëheqësi i arsimit për Komunën e Malishevës, Sabit Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-Kryetarin e Qytetit të Masonit, Leon Clark, tani zëvendës kryetar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon …