Drejtoria për Bujqës e Komunës së Rahovecit njofton fermerët përfitues të plehut artificial

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Rahovecit njofton fermerët përfitues të plehut artificial : “Të nderuar fermerë, pas një procesi të stërzgjatur, jemi të lumtur t’ju informojmë se ka filluar shpërndarja e plehut artificial për të gjithë përfituesit që kanë nënshkruar kontratat deri me datë 30 qershor 2024. Detajet për tërheqjen e plehut: Vendi: Depot  e Agrocelina në Xërxë; Orari: 09:00 deri 17:00. Ju lutemi, paraqituni në vendin e caktuar përgjatë orarit të tërheqjes së plehut. Në këtë fazë do të furnizohen 547 fermerë. Ndërsa, për fazën e dytë do të njoftoheni me kohë, në një afat prej 10 ditësh”.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …