Drejtoria për Bujqësi  e Vitisë njofton fermerët për aplikim në Programin e pagesave direkte për vitin 2025

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Viti njofton të gjithë fermerët e interesuar se ka filluar procesi i aplikimit për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Periudha e aplikimit: Aplikimi do të zgjasë për një muaj duke filluar nga 03.04.2025 dhe përfundon më 02.05.2025, në orën 16:00.

Mënyra e aplikimit: Aplikimi bëhet pranë zyrave të DBPZHR-së.

Ftojmë të gjithë fermerët vitias të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqesin aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …