Drenica Futsal nga Skenderaj ka zënë vendin e parë në turneun dyditor tradicional kushtuar komandantit Ilaz Kodra

Drenica Futsal nga Skenderaj ka zënë vendin e parë në turneun dyditor tradicional kushtuar komandantit Ilaz Kodra, duke e mundur në finale Vushtrrinë me rezultat 2 me 0. Kupa dhe medaljet për fituesit e kësaj gare janë ndarë nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, që ishte bashkëluftëtar i heroit, si dhe vëllau i Ilaz Kodrës. Ky aktivitet sportiv, në të cilin ka marrë pjesë edhe familja e komandantit Ilaz Kodra, është zhvilluar për dy ditë më radhë, me pjesëmarrje të klubeve nga qytete të ndryshme të Kosovës, që vijnë për të nderuar sakrificën e trimit Ilaz Kodra dhe të 315 dëshmorëve e martirëve të UÇK-së, për nder të të cilëve Komuna e Skenderajt, përveç këtij turneu, ka organizuar edhe aktivitete të tjera në shënim të përvjetorit të rënies së tyre. Aktivitet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më …