Drenoci, Bellanica dhe Bardhi, bëhen me kryesi dhe me kryetar fshati

Në kuadër të procesit të mbajtjes së zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, fshatrat Drenoc, Bellanicë dhe Bardh, janë bërë me kryesi dhe kryetar. Në fshatin Drenoc, që është edhe vendbanimi më i madh në Komunën e Malishevës, është zgjedhur kryesia e re me kryetar Nehat Krasniqi. Në Bellanicë, kryetar është rizgjedhur Isuf Sertolli, ndërsa në fshatin Bardh, kryetar është zgjedhur Selman Krasniqi. Zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, organizohen dhe monitorohen nga Komisioni Komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …