leoni

Dy dekada nga Masakra e Belegut, ende dhimbje e lot

Njëzet vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut. Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe. Sot e kësaj ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur. Për të kujtuar atë ditë u bën homazhe dhe u vendosën kurora më lule pranë Kompleksit Memorial ,,Masakra e Belegut”. Homazhe kanë bërë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, Ministri Pal Lekaj, Kryetari i Junikut Agron Kuçi, deputeti Rasim Selmanaj, zyrtar komunal, asamblistë, familjarë dhe shumë qytetarë.

Po sot janë ber homazhe pranë varreve të martirëve në fshatin  Irzniq.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më …