U mbajt takimi i kryetarit Sami Lushtaku me qytetarët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme

U mbajt takimi me qytetarët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, në kuadër të takimeve të kësaj jave në bashkësitë lokale, të cilat i ka zhvilluar Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku bashkë me Drejtorin komunal të Urbanizmit, z.  Arbnor Çitaku.

Gjatë takimit u diskutuan drejtpërdrejt nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët për identifikimin e prioriteteve reale të komunitetit, ndërsa u morën edhe sugjerime konkrete që do të shërbejnë si bazë për planifikimin dhe realizimin e projekteve të ardhshme.

Komuna falënderon qytetarët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv, duke siguruar se kërkesat e adresuara do të trajtohen me përgjegjësi dhe në interes të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …