leoni

Dy familje të Skenderajt bëhen me shtëpi të reja

Dy familjeve nga komuna e Skenderajt, në prag të festës së Kurban Bajramit, i janë dhuruar çelësat e shtëpive të reja, falë mbështetjes financiare të bashkatdhetarëve tanë, nëpërmjet Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe hoxha Halil Kastrati, nga shoqata në fjalë, kanë marrë pjesë të hënën në përurimin e shtëpisë në fshatin Baks, fillimisht, te familja e Haki Bajramit, i cili është shprehur tejet i kënaqur me ndërtimin e shtëpisë me kontributin e dhënë nga bashkatdhetarët. Edhe kryetari Jashari është shprehur i lumtur që po arrihet të ndihmohen familjet në nevojë, duke iu ndërtuar shtëpi të reja banimi, fal kontributit të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Edhe në familjen e Feriz Bekës nga fshati Likoc ka pas gëzim në prag të festës së Kurban Bajramit, pasi edhe kësaj familjeje i janë dhuruar çelësat e shtëpisë së re. Kryetari Jashari e ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të hoxhës Halil Kastrati, Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë atyre që vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme, në zgjidhjen e problemit të strehimit të familjeve në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …