Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36 të shëruar

Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar, të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve. Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:

70 të prekur

36 të shëruar

1 i vdekur

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …