Edhe një takim i kryetarit Bahtiri me përfaqësues të shqiptarëve në KK të Mitrovicës së veriut

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar në kabinetin e tij përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të veriut të qytetit në Kuvendin e Komunës në veri të Mitrovicës, Lumni Xhaka, këshilltar nga radhët e LDK-së dhe Gëzim Alushi, këshilltar nga radhët e AAK-së, me të cilat ka biseduar për gjendjen aktuale politike e të sigurisë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen në jetën e përditshme shqiptarët që jetojnë në lagjet veriore të qytetit.

Fillimisht, këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Komunës të Mitrovicës së veriut e njoftuan kryetarin Bahtiri me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të qytetit, kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët dhe pjesëtarët e komuniteteve jo serbe, si dhe me përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet me të cilat ata ballafaqohen përmes rrugës ligjore dhe me mjete demokratike.

Pasi i dëgjoi fjalët e tyre, kryetari Bahtiri ju tha se do ta kenë mbështetjen e tij dhe të institucioneve komunale në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e jetesës, duke i këshilluar ata që këtë ta bëjnë vetëm përmes institucioneve legjitime demokratike dhe me mjete paqësore, duke respektuar gjithnjë ligjin  dhe rendin.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …